Vonesat në dërgesat e armëve në Ukrainë, Johnson kritikon Britaninë: “Çfarë dreqin po presim?”

Evropë

Vonesat në dërgesat e armëve në Ukrainë, Johnson kritikon Britaninë: “Çfarë dreqin po presim?”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:00
Boris Johnson

Boris Johnson ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për politikën e saj ndaj Ukrainës, duke thënë se qeveria duhet të sigurojë urgjentisht më shumë armë që janë kërkuar nga Kievi, duke iu edhe drejtuar Perëndimit:

“Çfarë dreqin po presim?”

Ish-kryeministri, i cili krijoi një marrëdhënie të ngushtë me Volodymyr Zelensky  pas shpërthimit të luftës me Rusinë, i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dërgojë në Ukrainë raketa Storm Shadow dhe mjete të tjera të nevojshme.

Johnson tha se ukrainasit nuk donin fjalë të ngrohta, por “armë për të përfunduar punën dhe nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë ta zvarrisim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat