I biri godet me shkelma dhe grushte të ëmën, e moshuara ndërron jetë në spital

Evropë

I biri godet me shkelma dhe grushte të ëmën, e moshuara ndërron jetë në spital

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një 72 vjeçare italiane ka ndërruar jetë në spitalin e Brescia-s pasi u dhunua nga djali i saj 45 vjeçar.

E moshuara Nerina Fontana u godit me shkelma dhe grushta nga Ruben Andreoli në banesën e tyre.

Bashkë me ta jetonte edhe partnerja e 45 vjeçarit, një grua me origjinë ukrainase e cila ishte dëshmitare e sulmit të dhunshëm.

Gruaja u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat