Kadyrov shfaqet në krah të familjarëve pas raportimeve se është në gjendje koma

Evropë

Kadyrov shfaqet në krah të familjarëve pas raportimeve se është në gjendje koma

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:30
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, thuhet se është parë në publik pas thashethemeve se është i sëmurë dhe në koma.

Në një video të publikuar në mediat sociale, aleati i Vladimir Putinit shihet duke ecur dhe folur me djemtë e tij ndërsa të pranishëm ishin edhe disa familjarë.

Videon e ka publikuar edhe ndihmësi i liderit çeçen, Umar Daudov.

“Shëtitja ishte një përfundim i mrekullueshëm i darkës me familjen. Përfitoni nga momentet e lumtura, gjeni kohë dhe kushtojini më shumë vëmendje familjes suaj”, deklaroi Daudov Kadyrova.

Ende nuk dihet nëse videoja është bërë para apo pas thashethemeve se lideri çeçen ishte në gjendje të rëndë.

Kadyrov, i cili njihet si “qeni i tërbuar i Vladimir Putin”, thuhet se ka qenë në koma për disa ditë dhe tani po pret që të dërgohet për trajtim jashtë vendit – ndoshta në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndryshe, përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Andrey Yusov, konfirmoi të premten pretendimet se lideri i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, është “në një gjendje vërtet të rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat