Ukraina teston dronët e AI për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

Evropë

Ukraina teston dronët e AI për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Prodhimi i dronëve është rritur 100-fish në vitin 2023 dhe kjo do të rritet deri në 140-fish deri në fund të vitit, tha ministri dixhital Mykhailo Fedorov, i cili luajti një rol kyç në ndërtimin e industrisë së dronëve në vend.

Ukraina po teston sistemet e inteligjencës artificiale që mund të lokalizojnë objektivat disa kilometra larg edhe nëse komunikimet e jashtme ndërpriten nga masat e luftës elektronike, tha ai.

“Do të ketë më shumë drone, më shumë sulme dhe më pak anije ruse. Kjo është e sigurt,” tha  Federov.

“Për momentin është gjithçka në fazën e testimit, por disa dronë që po blejmë përdorin AI për të njohur objektivat.

Në një pyll, ai mund të zbulojë një objektiv dhe të njohë nëse është një person, tank ose një automjet i caktuar. Deklarata e tij vjen pas disa sulmeve ndaj flotës ruse të Detit të Zi duke përdorur raketa dhe drone detare rreth gadishullit të Krimesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat