Britania: Rusia po grumbullon stoqe raketash për sulmet dimërore në Ukrainë

Evropë

Britania: Rusia po grumbullon stoqe raketash për sulmet dimërore në Ukrainë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Rusia ka të ngjarë të krijojë një “rezervë të konsiderueshme” raketash lundrimi të lëshuara nga ajri për t’i përdorur kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës këtë dimër, njoftoi ministria e Mbrojtjes britanike.

Ministria citoi të dhëna nga burime që tregojnë se ushtria ruse ka përdorur më pak nga ato raketa që nga Prilli, ndërsa udhëheqësit rusë kanë theksuar përpjekjet për të rritur shkallën e prodhimit të raketave të lundrimit.

Gjatë vjeshtës së vitit 2022 dhe dimrit 2023, Rusia nisi një seri sulmesh masive me raketa dhe dron kundër objekteve energjitike të Ukrainës, duke vrarë dhjetëra civilë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin.

Për këto sulme, Rusia përdori kryesisht raketa lundrimi të lëshuara nga ajri, veçanërisht modelin Kh-101, i njohur gjithashtu për emrin e saj të raportimit të NATO-s AS-23a KODIAK, raportoi inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat