Një tërmet me magnitudë 4.8 godet një pjesë të Italisë – nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo dëme materiale

Evropë

Një tërmet me magnitudë 4.8 godet një pjesë të Italisë – nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo dëme materiale

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi disa pjesë të Toskana-s, Itali, herët të hënën, thanë gjeologët dhe zjarrfikësit.

Për fat të mirë, nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte afër Marradit, në verilindje të Firences, dhe goditi në orën 5:10 të mëngjesit, pas disa lëkundjeve më të vogla, sipas institutit italian të gjeofizikës dhe vullkanologjisë.

Agjencia vuri në dukje se zona konsiderohet në rrezik të lartë për tërmete, duke përmendur në veçanti atë në vitin 1919 që goditi Mugello, i cili ishte një nga më të fortët që goditi Italinë në shekullin e 20-të.

Ekipi i shpëtimit nga zjarri i Italisë tha se ata morën disa telefonata nga banorë të shqetësuar, por se deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat