Bullgaria shkatërron dronin që u ul në resortin e Detit të Zi

Evropë

Bullgaria shkatërron dronin që u ul në resortin e Detit të Zi

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2023 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Më herët sot raportuam se Bullgaria kishte dërguar një njësi speciale për të inspektuar dhe çaktivizuar një dron që mbante eksploziv, i cili u ul në qytetin Tyulenovo të Detit të Zi, përcjell Bota sot.

Droni tani është shkatërruar në një shpërthim të kontrolluar, të kryer nga një ekip i ushtrisë bullgare për asgjësimin e bombave.

Pas inspektimit, ministria e mbrojtjes tha se transportimi i dronit në një vend tjetër me eksplozivët ende të bashkangjitur nuk do të ishte i mundur.

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev u tha gjithashtu gazetarëve se ata "me siguri mund të supozojnë" se droni është i lidhur me "luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës".

Duke mos dhënë detaje të mëtejshme se nga erdhi droni ose si arriti në vendin anëtar të NATO-s, Tagarev tha se lufta "është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me rreziqe në rritje për sigurinë tonë".

Resorti turistik i Tyulenovo ndodhet 43 milje (70 km) në jug të kufirit rumun dhe përtej Detit të Zi nga Krimea - i cili u aneksua nga Rusia në 2014 dhe tani është një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat