Gjermania e shpall të jashtëligjshëm grupin neo-nazist Hammerskins

Evropë

Gjermania e shpall të jashtëligjshëm grupin neo-nazist Hammerskins

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Gjermania e ka shpallur të jashtëligjshëm grupin neo-nazist Hammerskins, i njohur për rolin e tij në organizimin e koncerteve të ekstremit të djathtë dhe shitjen e muzikës raciste.

Kjo masë jep “një sinjal të qartë kundër racizmit dhe antisemitizmit”, tha ministri i brendshëm gjerman, shkruan Euronews.

Autoritetet bastisën rezidencat e 28 anëtarëve kryesorë të grupit në të gjithë vendin.

Hammerskins, i themeluar në ShBA në fund të viteve 1980, mendohet të ketë rreth 130 anëtarë në Gjermani.

Autoritetet gjermane e përshkruan këtë masë si “një goditje të fortë kundër ekstremizmit të organizuar të krahut të djathtë” dhe thanë se po i japin fund “veprimeve çnjerëzore të një shoqate neo-naziste aktive ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat