Britania u jep afat shtesë përdorimit të makinave të reja me benzinë dhe naftë

Evropë

Britania u jep afat shtesë përdorimit të makinave të reja me benzinë dhe naftë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:35
Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka shtyrë ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2030 në 2035.

Sunak thotë se ai ende pret që deri në vitin 2030 “shumica dërrmuese” e makinave do të jenë elektrike, për shkak të përmirësimit të teknologjisë, shkruan BBC.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një konference shtypi.

Ai poashtu pranoi edhe pyetje nga gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat