Shpërthejnë sërish zjarret në Siçili/ Humbin jetën dy persona, evakuohen 700 turistë

Evropë

Shpërthejnë sërish zjarret në Siçili/ Humbin jetën dy persona, evakuohen 700 turistë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Të paktën dy persona humbën jetën të premten nga zjarret që shpërthyen në Siçilinë veriore. Sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe mediave italiane 700 turistë u evakuuan nga një hotel për disa orë.

Një grua 42-vjeçare u vra në përpjekje për të shpëtuar kuajt e saj në Cefalù, në lindje të Palermos. Babai dhe vëllezërit e saj ishin me të, por ajo me siguri u çorientua nga vapa dhe tymi dhe ra në një përroskë.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi gjithashtu se një 68-vjeçar vdiq duke u përpjekur të largohej nga shtëpia e tij, e cila u përfshi nga flakët në Balestrate, në perëndim të Palermos.

Rreth 700 klientë të hotelit Costa Verde, pranë Cefalu, u evakuuan pasditen e së premtes dhe u dërguan për arsye sigurie në një stadium. Por ata mundën të ktheheshin në dhomat e tyre rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës pasi rreziku kishte kaluar.

Shërbimi meteorologjik parashikon reshje shiu nga sot dhe për disa ditë në rajon, gjë që do të ndihmojë punën e zjarrfikësve në Siçilinë veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat