Lufta në Ukrainë, Kremlini: Tanket amerikane Abrams “do të digjen”

Evropë

Lufta në Ukrainë, Kremlini: Tanket amerikane Abrams “do të digjen”

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli për dërgimin e tankeve amerikane Abrams në Ukrainë, duke thënë se ato “do të digjen” si armët e tjera dhe nuk do të ndryshojnë situatën.

Të hënën, Pentagoni konfirmoi se 31 tanke amerikane Abrams kanë mbërritur në Ukrainë.

Peskov tha se pavarësisht rëndësisë së tyre, asnjë lloj arme nuk mund të ndryshojë situatën në fushën e betejës dhe të ndryshojë rrjedhën ose rezultatin e luftës.

“E gjithë kjo nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë thelbin e operacionit special ushtarak apo rezultatin e tij”, tha ai, duke përdorur termin që Putin dhe udhëheqësit rusë përdorin për t’iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat