Erdogan kushtëzon SHBA-në: Do të miratojmë kandidaturën e Suedisë në NATO nëse na shitni F-16

Evropë

Erdogan kushtëzon SHBA-në: Do të miratojmë kandidaturën e Suedisë në NATO nëse na shitni F-16

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:27
Biden dhe Erdogn

Parlamenti turk do të respektojë premtimin dhe do të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Por, kjo do të ndodh nëse “administrata amerikane e presidentit, Joe Biden të hapë rrugën për shitjen e aeroplanëve F-16 në Turqi”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan, duke u kthyer nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, u tha gazetarëve se Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO në New York.

Sipas Erdogan, administrata amerikane po e kushtëzon shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi me ratifikimin e Suedisë si kandidate për në NATO.

“Nëse ata (SHBA) përmbushin premtimet e tyre, parlamenti ynë do të përmbushë premtimin e tij. Parlamenti turk do të ketë fjalën e fundit për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha Erdogan.

Ndryshe, Turqia së bashku me Hugnarinë janë dy vendet e vetme të aleancës më të fuqishme ushtarake që nuk kanë dhënë dritën e gjelbër për pranimin e shtetit suedez në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat