Arrestohet një person pas zbulimit të skandalit të hapjes së tunelit drejt Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Evropë

Arrestohet një person pas zbulimit të skandalit të hapjes së tunelit drejt Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:02
Predrag Mirotic (31

Gjyqtari hetues i Gjykatës Themelore në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për Predrag Mirotic (31), të vetmin të arrestuar në operacionin “Tuneli”.

Kështu ka thënë për “Vijesti” përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Tijana Zhivkoviq, e cila ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjyqtares.

Zhivkoviq shpjegoi se më parë ishte lëshuar një urdhër për kryerjen e një hetimi në lidhje me të gjithë të dyshuarit.

Ajo tha se arsyet për caktimin e paraburgimit janë të njëjta me ato për të cilat klienti i saj ishte ndaluar më parë nga prokurori.

Prokuroria themelore shtetërore në Podgoricë dyshon se katër shtetas të Serbisë – Veljko Markoviq (32), Milan Markoviq (53), Dejan Jovanoviq (30) dhe Vladimir Eriq (32), – se nga fundi i korrikut deri më 11 shtator hapën një tunel për në depon e gjykatës.

Ndryshe, tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat