Situata e emigrantëve, Meloni takim kokë më kokë me Macron

Evropë

Situata e emigrantëve, Meloni takim kokë më kokë me Macron

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:12
Foto nga takimi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi bisedime kokë më kokë me presidentin francez Emmanuel Macron në Romë, për situatën e tensionuar të emigrantëve, një problem i të dy vendeve.

Udhëheqësi francez zhvilloi një vizitë në Romë për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit Giorgio Napolitano, e më pas liderët zhvilluan takim të gjatë miqësor, me fokus të diskutimeve menaxhimi i fenomenit të refugjatëve të paligjshëm.

Ndër të tjera diskutuan për prioriteteve ekonomike evropiane, përpara takimeve të ardhshme evropiane.

Ky diskutim i rëndësishëm vjen pas rritjes së numrit të emigrantëve në mënyrë të shpejtë në ishullin italian të Lampedusas, situatë që ringjalli një debat të hidhur në të gjithë BE-në për marrjen e përgjegjësisë për azilkërkuesit.

Ka pasur një retorikë veçanërisht të nxehtë në Francë, ku partitë politike në parlamentin e vendit debatojnë mbi një projektligj që rregullon të ardhurit e rinj në territoret franceze.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmani deklaroi se Franca nuk do të mirëpresë asnjë emigrant që vjen nga Lampedusa, pasi 8,500 persona zbarkuan në ishull vetëm në tre ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat