Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Evropë

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:06
Bratislavë

Nga të shtënat që ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin sllovak – Bratislavë, një person humbi jetën dhe katër tjerë u plagosën, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Zëdhënësi i policia i tha agjencia lokale të lajmeve TASR, se pjesëtarët e policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes pas pranimit të një telefonate, se qytetarët kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Në anën tjetër është bërë e ditur se policia ka qëlluar një person, thuhet ndër tjera nga organet e sigurisë.

Siç raportojnë mediat lokale, një burrë hapi zjarr nga dritarja e një ndërtese kolektive, e policia ka arritur ta vrasë kur tentoi t’i sulmojë me thikë.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje, por se kanë konfirmuar se po zhvillojnë hetimet lidhur me këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat