Dodik shkrihet para takimit me Putinin në Moskë: Ai është miku im më mirë, jam krenar që do ta takoj

Evropë

Dodik shkrihet para takimit me Putinin në Moskë: Ai është miku im më mirë, jam krenar që do ta takoj

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:40
Foto nga takimi

Kreu i serbëve të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik ka deklaruar se në muajin tetor do të udhëtojë drejt Rusisë për të zhvilluar takime me presidentin e Rusisë, Aleksandër Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Në një intervistë për median boshnjake, Dodik tha se Presidenti Rus është miku i tij më i mirë dhe se ai ishte krenar që do të ketë mundësi të fliste direkt me atë në Moskë gjatë muajit tetor.

Kreu i serbëve të Bosnjës është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe si person non grata, për shkak të nxitjes së trazirave dhe minimit të institucioneve të shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Ai akuzohet për korrupsion dhe për përkrahje të politikave ruse. Dodik ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjes, por edhe për ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.

Shba ka kërkuar që dhe Bashkimi Europian të marrë masa ndaj tij duke e cilësuar si një rrezik për rajonin për shkak të ndikimeve ruse në axhendën e tij. Por disa vende anëtare të Unionit nuk kanë lejuar që BE të ketë një qëndrim të përbashkët për sanksionimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat