Ukraina bëhet anëtare e bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Evropë

Ukraina bëhet anëtare e bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:30
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjalimin e tij të përnatshëm, të enjten, se Ukraina është anëtare e bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA.

“Kjo jo vetëm nënvizon rolin tonë për sigurinë ndërkombëtare, por gjithashtu ofron një mundësi reale që Ukraina të ndikojnë në miratimin e vendimeve që janë të detyrueshme për të gjithë vendet anëtare të kësaj agjencie dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Zelenskyy.

Ai tha se Ukraina do të bëjë gjithçka për çlirimin e centralit bërthamor të Zaporizhias nga pushtuesit rusë.

Ndërkohë, qindra luftëtarë, të cilët më parë ishin të lidhur me grupin Wagner, kanë nisur të rivendosen në Ukrainë, si individë, apo në grupë të vogla, duke luftuar për një sërë njësish pro-ruse, tha ministria britanike e mbrojtjes, të premten, në njoftimin e saj të përditshëm lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Sipas njoftimeve, luftëtarët janë përqëndruar në lindje të qytetit të Bakhmutit, zonë në të cilën ata kanë qenë të dobishëm në të shkuarën, raprton VOA.

Themeluesi i grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin u vra muajin e shkuar në Rusi, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte çka ngriti pikëpyetje mbi të ardhmen e trupave të tij.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten në Kiev, se forcat ukrainase po "fitojnë gradualisht terren" përballë luftimesh të ashpra. Ai shtoi se po u kërkon në mënyrë të vazhdueshme vendeve aleate të ofrojnë më shumë ndihmë, të rrisin prodhimin në fushën e mbrojtjes, si dhe të përshpejtojnë dërgesat në armë për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat