Vladimir Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

Evropë

Vladimir Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:35
Andrei Troshev

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me Andrei Troshev, një nga ish-komandantët më të lartë të grupit mercenar Wagner, për të cilin zëdhënësi i Kremlinit thotë se tani punon për ministrinë e mbrojtjes.

Troshev është një ish-ndihmës i Yevgeny Prigozhinit, i cili vdiq pas rrëzimit të aeroplanit të tij në gusht.

Vdekja e tij erdhi dy muaj pasi trupat e Wagner-it marshuan për një kohë të shkurtër në Moskë.

Putini i kërkoi  Troshevit të mbikëqyrte njësitë luftarake vullnetare në Ukrainë, tha Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se Troshev tani punon në ministrinë e mbrojtjes.

Takimi vjen ndërsa Putin përpiqet të rikthejë autoritetin e tij pas rebelimit të Wagnerit në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat