Njeriu i dytë më i pasur në botë nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash

Evropë

Njeriu i dytë më i pasur në botë nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:48
Bernard Arnault

“Zoti i Louis Vuitton”, miliarderi francez dhe pronar i shtëpisë së modës “LVMH”, Bernard Arnault, është nën hetim nga drejtësia, raporton CNN duke cituar zyrën e prokurorit të Parisit.

Njeriu i dytë më i pasur në botë është nën hetimin e autoriteteve gjyqësore pas raportimeve për pastrim parash me një biznesmen rus. Sipas zyrës së Prokurorisë së Parisit, një hetim paraprak tashmë është duke u zhvilluar pas një raporti nga TRACFIN, një agjenci e qeverisë franceze kundër pastrimit të parave.

Miliarderi francez Bernard Arnault dhe oligarku rus Nikolai Sarkisov janë nën hetim për pastrim parash në një resort luksoz alpin, sipas prokurorëve të Parisit, raporton France24.

Një botim i gazetës franceze “Le Monde”, duke cituar shërbimin e informacionit financiar Tracfin, shkruan se në vitin 2018, një miliarder rus 55-vjeçar kishte blerë 14 rezidenca nga një shitës i vetëm për 16 milionë euro, në një marrëveshje komplekse që përfshinte kompani me bazë në Francë, Luksemburg dhe Qipro.

Sidoqoftë, emri i Nikolai Sarkisov nuk figuron askund në librat e kompanisë që ka bërë blerjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat