Borrell nga Kievi thotë se BE-ja do ta rrisë mbështetjen ndaj Ukrainës

Evropë

Borrell nga Kievi thotë se BE-ja do ta rrisë mbështetjen ndaj Ukrainës

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 19:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën se blloku do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Kongresi i ShBA-së miratoi një projektligj për vazhdimin e financimit të Ukrainës, pasi më parë kishin hequr dorë.

Borrell tha në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Kiev se përballë një “kërcënimi ekzistencial për Evropën”, “propozimi në tryezë” tregoi se BE-ja dëshiron të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ai foli pas takimit të tij të parë personal me Ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili u emërua muajin e kaluar.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë në ShBA, por nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe rrisim mbështetjen tonë,” tha Borrell, i pyetur për votimin në Uashington.

“Ukrainasit po luftojnë me gjithë guximin dhe kapacitetet e tyre”, tha ai.

“Nëse BE-ja dëshiron që ata të jenë më të suksesshëm, ne duhet t’u ofrojmë armë më të mira dhe më të mëdha”.

Në një deklaratë të postuar në X, i njohur më parë si Twitter, Borrell tha se blloku po përgatiste “angazhime afatgjata të sigurisë për Ukrainën”. Ai tha në konferencën për shtyp se shpresonte që vendet anëtare të merrnin një vendim për rritjen e ndihmës “para fundit të vitit”, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat