Gazprom: Evropa ka mungesë të gazit natyror

Evropë

Gazprom: Evropa ka mungesë të gazit natyror

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Gjigandi rus energjetik Gazprom, tha se Evropa ka mungesë të gazit natyror dhe mund të përballët me sfida.

Kjo ndodhi pasi kaluan më shumë se një vit që kur tubacionet Nord Stream u dëmtuan nga shpërthime misterioze.

Evropa dikur ishte burimi kryesor i të ardhurave për Gazprom, raporton Aljazeera.com.

Eksportet e gazit të Gazprom pothuajse u përgjysmuan vitin e kaluar në 100.9 miliardë metra kub, për shkak të pasojave politike të Evropës mbi Ukrainën, dhe pasi tubacionet nënujore Nord Stream, rruga më e madhe e eksportit të gazit për Rusinë në tregun evropian, u hodhën në erë në shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat