Scholz ndalon në Gjermani veprimtaritë e Hamasit dhe një shoqate pro-palestineze

Evropë

Scholz ndalon në Gjermani veprimtaritë e Hamasit dhe një shoqate pro-palestineze

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Gjermania do ta ndalojë Hamasin të veprojë në vend, u tha ligjvënësve kancelari Olaf Scholz të enjten.

Shoqata pro-palestineze “Samidoun” do të ndalohet gjithashtu në Gjermani pasi anëtarët e saj festuan “aktet më brutale të terrorit në rrugët e hapura”, tha Scholz, transmeton klankosova.tv.

Scholz fajësoi Iranin për mbështetjen e Hamasit, megjithëse ai nuk kishte “prova të forta se Irani ka ofruar mbështetje konkrete dhe operacionale për këtë sulm frikacak nga Hamasi”.

”Pa mbështetjen iraniane” gjatë disa viteve të fundit, “Hamasi nuk do të kishte qenë i aftë për këto sulme të paprecedentë në territorin izraelit”, tha Scholz.

Deklaratat ngazëllyese nga kreu i regjimit iranian dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritarë në rajon janë të neveritshme. Udhëheqja në Teheran po tregon pa turp ngjyrat e saj të vërteta dhe po konfirmon rolin e saj në Gaza”, shtoi ai.

Scholz paralajmëroi Hezbollahun të mos “ndërhyjë në luftime” pasi “kjo jo vetëm që do të rezultonte në një reagim të justifikuar dhe të ashpër izraelit”, por gjithashtu do ta çonte Libanin “në buzë të humnerës”, shkruan CNN.

Në prapaskenë, Gjermania po punonte “në koordinim të ngushtë me Izraelin” me gjithë “mundësinë e saj për të siguruar që të gjithë pengjet të liroheshin përsëri”, tha Scholz.

‘Shqetësimi ynë i menjëhershëm sot është për fëmijët, gratë dhe burrat që janë trafikuar në Rripin e Gazës. Të gjithë jemi thellësisht të prekur nga fati i tyre”, tha kancelarja gjermane.

“Ne kemi frikë se Hamasi do të vazhdojë t’i përdorë ato si mburoja njerëzore në javët e ardhshme,” shtoi ai. “Asgjë, por asgjë nuk justifikon terrorin e Hamasit”.

Scholz tha se ai po mbështet në rolin e mundshëm ndërmjetësues të presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, mbretit jordanez Abdullah II bin al-Hussein dhe emiratit të Katarit, të cilët do t’i presë për bisedime në Berlin të enjten.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat