Vuçiq të dielën në Kinë, shpreson ta takojë edhe Putinin

Evropë

Vuçiq të dielën në Kinë, shpreson ta takojë edhe Putinin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:43
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njoftoi se të dielën do të udhëtojë për në Kinë, ku do të ketë një takim dypalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, si dhe Ban Huning ose ” Kissingerin kinez” siç e ka quajtur ai. Presidenti serb ka thënë se pret edhe takime me përfaqësues të kompanive të shumta dhe institucionet shtetërore tjera kineze.

“Unë pres nënshkrimin e shumë marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ajo marrëveshje do të thotë shumë për fermerët, si dhe për industrinë e verës,” ka thënë ai.

I pyetur nëse do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ai tha se nuk janë planifikuar bisedime dypalëshe, por sigurisht që do ta takojë atë, si shumë liderë të tjerë, në takimin “Belt and Road”.

“Me sa kam dëgjuar, në atë takim po vijnë 24 liderë botërorë. Mes tyre është edhe Putini. Unë nuk kam një plan dypalësh me të. Hera e fundit që u takuam ishte më 25 nëntor 2021, kur thashë se do të kishte luftë në Ukrainë. Do të jetë edhe më keq në botë dhe prandaj është e rëndësishme për ne të ruajmë paqen”, tha Vuçiq.

Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë edhe pse Perëndimi i ka bërë thirrje të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat