Orban: Nuk është e lehtë të jesh i krishterë në Europë

Evropë

Orban: Nuk është e lehtë të jesh i krishterë në Europë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:37
Viktor Orbán

Gjatë një vizite zyrtare në Gjeorgji dhe bisedimeve me homologun e tij gjeorgjian Irakli Garibashvili në Tbilisi, kryeministri hungarez Viktor Orbán, duke folur për pengesat me të cilat përballen të krishterët në Europë, tha se “nuk është e lehtë të jesh i krishterë në Europë”.

Feja ishte një temë e madhe gjatë vizitës së kryeministrit hungarez në Gjeorgji dhe dy kryeministrat së bashku me bashkëshortet e tyre vizituan një manastir ortodoks dhe vlerësuan mbështetjen e tyre ndaj vlerave të krishtera.

“Nuk është e lehtë të jesh i krishterë dhe të drejtosh një qeveri të krishterë në Europë,” tha Orban.

Ai edhe shprehu shqetësimin se traditat e krishtera janë “të dënuara” nëse nuk mbrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat