Putin: Ukraina të anulojë dekretin për ndalimin e negociatave dhe të shpallë gatishmërinë për dialog

Evropë

Putin: Ukraina të anulojë dekretin për ndalimin e negociatave dhe të shpallë gatishmërinë për dialog

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:58
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se nëse Ukraina dëshiron të fillojë negociatat me Rusinë, duhet të anulojë dekretin për ndalimin e negociatave dhe të shpallë gatishmërinë e saj për dialog.

“Presidenti i Ukrainës nxori një dekret që ndalon zhvillimin e negociatave të paqes me të gjithë, duke përfshirë edhe veten.

Epo, si mund të negociojë nëse nuk e dëshiron, ata madje kanë nxjerrë një dokument që i ndalon ato negociata,” tha Putin në një intervistë.

Ai shtoi se pala ukrainase, nëse dëshiron të nisë negociatat, fillimisht duhet ta anulojë atë dekret.

“Dhe për të shpallur gatishmërinë për ato negociata. Ne jemi të gatshëm, duke përfshirë edhe përdorimin e propozimeve të miqve tanë kinezë,” tha Putin. Humbjet e Ukrainës gjatë kundërofensive në krahasim me humbjet e ushtrisë ruse janë afërsisht tetë me një, tha sot presidenti rus.

“Ata thanë se do ta mposhtin Rusinë dhe do të fitojnë në fushën e betejës, se do ta mposhtin Rusinë strategjikisht. Ata filluan operacionet ushtarake aktive, të ashtuquajturën kundërofensivë. Ajo ka vazhduar që nga 4 qershori.

Ende nuk ka rezultate. Humbjet janë të mëdha, afërsisht një deri në tetë”, theksoi Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat