Një grup eurodeputetësh kërkon dorëheqjen e Oliver Varhelyit: Nuk është hera e parë që kalon kufirin

Evropë

Një grup eurodeputetësh kërkon dorëheqjen e Oliver Varhelyit: Nuk është hera e parë që kalon kufirin

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:43
Oliver Varhelyi

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve, të Majtës po kërkojnë dorëheqjen e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Letra bën thirrje që Varhelyi të “dorëhiqet” ose “të shkarkohet” për tejkalimin e mandatit të tij, pasi shpalli ngrirjen e ndihmës për palestinezët pa u konsultuar me qeveritë e BE-së.

Thuhet se komisioneri evropian Varhelyi nuk ka kompetencë të vendosë për këtë në mënyrë të njëanshme, dhe as ta shpallë zyrtarisht në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin e duhur.

Kjo nuk është hera e parë që Varhelyi “kapërcen kufirin” dhe shkon kundër rregullave ndërinstitucionale.

Raportohet gjithashtu se shumë kërkuan dorëheqjen e tij në shkurt, pasi ai u tha eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian se ata janë “idiotë”.

“Nuk miratojmë, fyerjet që Varhelyi u drejton institucioneve të BE-së dhe funksionimit të tyre demokratik. Prandaj i kërkojmë komisionerit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet”, thuhet në letër.

Letra e hapur për Ursula von der Leyen do të dërgohet më vonë, është konfirmuar për portalin e Brukselit në zyrën e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit.

Letra drejtuar kreut të Komisionit është nënshkruar nga 12 eurodeputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat