SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Evropë

SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:35
Millorad Dodik.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka njoftuar Departamenti amerikan i Thesarit.

Gorica dhe Igor Dodik, të shtuar në listë, janë fëmijët e Dodikut.

Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtëpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat