Kreu i diplomacisë ukrainase: Shpresojë që Orban t’i ketë pastruar të paktën duart pas shtrëngimit të duarve me Putinin

Evropë

Kreu i diplomacisë ukrainase: Shpresojë që Orban t’i ketë pastruar të paktën duart pas shtrëngimit të duarve me Putinin

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:41
Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka komentuar takimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë, ku gjatë këtij takimi Orban e cilësoi agresionin rus “operacion ushtarak”.

Kuleba këto komente i bëri në një intervistë dhënë për France24.

“Shpresoj që ai (Orban) të paktën i ka pastruar dhe dezinfektuar duart pas shtrëngimit të duarve me Putinint”, ka thënë Kuleba.

Putin dhe Orban u takuan në Kinë më 17 tetor. Ishte takimi i parë i Putinit me ndonjë lider të vendeve të BE-së në më shumë se një vit, dhe i pari takim me liderin e një shteti anëtar të NATO-s nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në prill të vitit të kaluar për vizitë në Moskë shkoi Karl Nehammer, kancelari austriak, që nuk është anëtar i NATO-s.

E për shkak të bisedimeve të Putinit me Orbanin, ambasadorët e NATO-s në Budapest kanë mbajtur takim nga brenga e afrimit të aleatit të NATO-s, Hungarisë me Rusinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat