Impjanti i braktisur ushtarak në pyllin gjerman ku dikur strehoheshin krerët nazistë e më pas sovjetikët e lartë, me pishina teatër e kazino

Evropë

Impjanti i braktisur ushtarak në pyllin gjerman ku dikur strehoheshin krerët nazistë e më pas sovjetikët e lartë, me pishina teatër e kazino

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:37
Hitler

Thellë në një pyll pishash në lindje të Gjermanisë gjendet një rezidentë gjigante e njohur si “qyteti ndaluar”.

Kompleksi i braktisur ushtarak – i cili ka qenë më parë selia e Kaiser-it, më pas i nazistëve dhe më vonë i marrë nga sovjetikët, thuhet se ka parë të gjitha ngjyrat e historisë brenda mureve të tij, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Struktura gjigante në Zossen, 35 km në jug të Berlin, rrethohet nga një mur 15 km i gjatë me porta të kyçura.

Prej më shumë se 20 vjetësh vendi qëndron i paprekur dhe i izoluar që kur trupat sovjetike u larguan pas Luftës së Ftohtë në fillim të viteve 1990-të.

Disa nga vendasit gjermanë kanë gjetur mënyra për të hyrë në impjantin misterioz për të shuar kuriozitetin e tyre, ashtu si dhe adoleshentët që e përdorin si një vend të fshehtë për të pirë alkool.

Një statujë gjigante e propagandistit mizor komunist Lenin qëndron para hyrjes madhështore të ndërtesës së verdhë, muret e të cilës tashmë po zhvishen nga boja, teksa ndryshku e mbeturinat po e pushtojnë ngadalë.

Murale komuniste duken ende në fasadën e ndërtesës ku besohet se janë marrë disa nga vendimet më ë rëndësishme të historisë.

Ndërtesa ka shërbyer fillimisht si selia e perandorit gjerman Kaiser Wilhelm II, para se të kthehej në një komandë të ushtrisë naziste në Luftën II Botërore.

Asokohe besohet se nazistët kishin ndërtuar dhe një sistem bunkerësh e tunelesh të nëndheshme, ku mbaheshin mbledhjen e strategjisë së luftës.

Por me rënien e Hitlerit dhe ndarjen e Gjermanisë, kompleksi u kthye në postkomandën e ushtrisë sovjetike në Gjermaninë Lindore, kur dhe nisi të njihej si “Moska e Vogël” me një kapacitet prej më shumë se 50 000 personash.

Ushtarët e dërguar nga Moska jetonin për 2-3 vjet brenda mureve të ndërtesës ndërsa disa nga oficerët kanë jetuar aty mbi 10 vjet.

Ata që kishin grada më të larta mund të shijonin pjesët më luksoze të impjantit si pishinën gjigante, muzeumin dhe suitat luksoze të banimit.

Një ish-kazino naziste u konvertua në një sallë koncertesh nga sovetikët, karriget e të cilës qëndrojnë ende para skenës së zbrazur.

Megjithse ndërtesa mbetet si një testament fantazëm i shekullit të 20-të, tashmë ka plane për kthimin në një impjant turistik të historisë, ndërsa disa nga kazermat mendohet të kthehen në apartamente për vendasit.

Imazhet e kompleksit kanë tërhequr vëmendje në rrjet prej mënyrës së përshtatjes me kohën e luftës dhe më pas të spiunazhit mes dy blloqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat