Në mes të Vjenës, grisën flamurin izraelit – imituan të shtënat e automatikut

Evropë

Në mes të Vjenës, grisën flamurin izraelit – imituan të shtënat e automatikut

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Natën e së premtes, flamuri izraelit u hoq me forcë nga sinagoga në Vjenë.

Policia në Vjenë ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes rreth orës 2.

“Mbrëmë ka ndodhur një sulm antisemitist në tempullin e qytetit në Vjenë”, tha Bini Guttmann, anëtarë i Bordit të Kongresit Botërore të hebrenjve.

Ai ndër tjera theksoi se “një person derisa grisur flamurin izraelit që ishte i varur në sinagogë, ka bërtitur e tjerët imitonin të shtënat nga një pushkë automatike”.

Guttman bëri të ditur që nga fillimi i sulmit të Hamasit në qytetit izraelite gjatë 7 tetorit, gjendja është shumë e rëndë për hebrenjtë që jetojnë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat