Kërcënimet e vazhdueshme me bombë, evakuohet sërish brenda 8 ditësh Pallati i Versajës

Evropë

Kërcënimet e vazhdueshme me bombë, evakuohet sërish brenda 8 ditësh Pallati i Versajës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Pallati i Versajës në Paris është evakuuar sërish sot, për të shtatën herë në tetë ditë, pas një kërcënimi me bombë. Rikujtojmë se ditën e djeshme Pallati i Versajës u evakuua pas një kërcënimi me bombë.

Ndërkohë të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë.

Pallati i Versajës, muzeu i Luvrit, si dhe disa shkolla, aeroporte dhe spitale, kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve.

Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të mitur, kanë thënë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat