Spanja sekuestron artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë

Evropë

Spanja sekuestron artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Spanja sekuestroi artefakte të lashta prej ari me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilat ishin vjedhur në Ukrainë.

Hajdutët u përpoqën të shisnin artefaktet në Madrid dhe më pas u arrestuan, tha policia spanjolle, raportoi Reuters.

Policia spanjolle tha se hajdutët morën 11 sende, kryesisht bizhuteri, që datojnë në periudhën midis shekujve të gjashtë dhe të katërt para Krishtit.

Artefaktet u ekspozuan në një muze të Kievit nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe u morën fshehurazi nga Ukraina në vitin 2016, shtoi policia e Madridit.

Sipas policisë, artefaktet kishin dokumente të falsifikuara që thuhej se i përkisnin kishës ortodokse të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat