​Greqi, policia arreston 8 të mitur për sulm me koktej molotovi në një shkollë të mesme

Evropë

​Greqi, policia arreston 8 të mitur për sulm me koktej molotovi në një shkollë të mesme

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:41
Ilustrim

Tetë të mitur, 16-vjeç, u arrestuan nga policia greke pasi sulmuan me koktej molotovi një shkollë të mesme në periferinë jugperëndimore të Athinës Moschato të enjten.

Sipas policisë greke, rreth orës 14:00 grupi hodhi tre koktej molotovi në oborrin e shkollës së mesme të Moschatos dhe u largua me vrap. Nga tre koktej molotovi, vetëm një ka shpërthyer, pa u lënduar dhe pa shkaktuar dëme.

Të miturit u arrestuan nga njësiti i motoçikletave të policisë (Dias) dhe u dërguan në komisariatin e periferisë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe prindërit e tyre, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve. Të miturit pritet të dërgohen në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat