Dramë në Serbi: Tre emigrantë të vrarë në kufi

Evropë

Dramë në Serbi: Tre emigrantë të vrarë në kufi

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:08
Ilustrim

Tre emigrantë kanë humbur jetën në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në qytetin kufitar të Horgoshit, në rajonin e Vojvodinës. 

Lajmin e ka bërë të ditur Policia serbe në një përgjigje për Radio Televizionin e Serbisë, shkruan sot gazeta kroate Jutarnji List.

Një migrant mbeti i plagosur nga të shtënat dhe mori ndihmë mjekësore.

Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit, por banorët e Horgoshit, i cili ndodhet afër kufirit të Vojvodinës dhe Hungarisë, janë shumë të shqetësuar nga ngjarja tragjike dhe kanë raportuar në rrjetet sociale se të shtënat janë dëgjuar nga zona kufitare.

Në terren ka forca të shtuara të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat