Mijëra protestues në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Evropë

Mijëra protestues në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:45
Protesta

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar duke kërkuar një armëpushim.

Policia pret që 100,000 njerëz të bashkohen në një demonstratë në Londër, ndërsa tubime të tjera janë organizuar në Mançester, Glasgow dhe gjetkë.

Ndërkaq, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta jodetyruese u mbështet nga 120 vende, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër.
I vetmi vend i madh që votoi kundër, përveç Izraelit, ishin Shtetet e Bashkuara. Vende të tjera që kundërshtuan votimin ishin Fixhi, Tonga, Nauru, Papua Guinea e Re, Mikronezia, Kroacia, Hungaria, Paraguai, Çekia, Austria dhe Guatemala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat