Protesta para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, kundërshtojnë zgjedhjen e Andrija Mandiqit si kryetar i Parlamentit

Evropë

Protesta para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, kundërshtojnë zgjedhjen e Andrija Mandiqit si kryetar i Parlamentit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:12
Protesta në Mal të Zi

Disa minuta më parë ka filluar një protestë para ndërtesës së Parlamentit të Malit të Zi.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar emërimin e Andrija Mandiq në postin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi.

Me sloganin “së bashku” ata u shfaqën para ndërtesës së Kuvendit, ku policia ka krijuar një kordon mbrojtës për të parandaluar eskalimin e situatës.

Të mbledhurit po brohorasin “tradhti” dhe po bartin flamujt e Bashkimit Evropian dhe atë të Malit të Zi.

E shumë prej tyre besojnë se zgjidhja e Mandiqit është një goditje tjetër për themelet e shtetit të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat