Turqia dënon sulmin ndaj spitalit në jug të Gazës

Evropë

Turqia dënon sulmin ndaj spitalit në jug të Gazës

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Turqia ka denoncuar një sulm izraelit në Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze të Gazës, duke thënë se nuk ka “asnjë shpjegim” për një sulm të tillë.

Në një deklaratë, ministria e ashtme turke tha se kishte ndarë të gjithë “informacionin e nevojshëm, përfshirë koordinatat e institucionit në fjalë” me Izraelin përpara sulmit.

Spitali është i vetmi spital i kancerit në enklavë, tha ai, shkruan Al Jazeera.

“Rrethimi dhe këto sulme çnjerëzore, të cilat synojnë të privojnë popullin palestinez në Gaza nga të drejtat e tij më elementare, shkelin qartë ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Më herët të hënën, Ministria e Brendshme palestineze tha se pjesë të spitalit u dëmtuan pasi u godit nga një sulm ajror izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat