Boban Bogdanoviq largohet nga Serbia: Ika nga diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, ai udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë

Evropë

Boban Bogdanoviq largohet nga Serbia: Ika nga diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, ai udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:30
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq thotë se është larguar përfundimisht nga Serbia.

Njoftimin ai e ka dhënë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë!

Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat