Aleati i Putinit ndez polemika, bën deklaratën e bujshme: Rusia do ta pushtojë një ditë Gjermaninë

Evropë

Aleati i Putinit ndez polemika, bën deklaratën e bujshme: Rusia do ta pushtojë një ditë Gjermaninë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:15
Vladimir Putin

Vladimir Solovyov, një propagandist i shquar rus dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin, sugjeroi gjatë një transmetimi të fundit të emisionit të tij televiziv se Gjermania do të jetë përfundimisht "nën një flamur rus".

Solovyov është moderator i një programi politik në kanalin Rusi-1 të kontrolluar nga Kremlini dhe është i njohur për komentet e tij që ndezin polemika. Një shembull i tillë erdhi në fillim të këtij muaji kur ai paralajmëroi për një luftë të re botërore që do ta kthente Perëndimin kundër myslimanëve në mbarë botën. Ndërkohë, Gjermania ka qenë një aleate e fortë e Ukrainës në luftën e saj. që Putini nisi në shkurt 2022. Më 10 tetor, ministria e mbrojtjes e vendit njoftoi një paketë të re mbështetjeje për Kievin, që kap vlerën e rreth 1.1 miliardë dollarëve të armëve, automjeteve dhe mbrojtjes ajrore.

Për shkak të mbështetjes së Berlinit për Ukrainën dhe kundërshtimit të saj ndaj Moskës, Solovyov tregoi se mendon se Rusia një ditë do të pushtojë Gjermaninë. Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, të hënën, postoi një klip të përkthyer në X (ish-Twitter) ku Solovyov diskutonte për ndihmën e Gjermanisë për Ukrainën.

Ai kritikoi qeverinë gjermane për rritjen e sasisë së furnizimeve që po i jep Kievit, duke vënë në dukje se Gjermania në fillim do të angazhohej vetëm për t'i dhënë ilaçe dhe helmeta ushtrisë së Ukrainës. "Pas pak kohe thanë: Ne do t’i furnizojmë me çdo gjë që u nevojitet'," tha Solovyov, sipas përkthimit të Gerashchenkos. "Pra, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne do të përfundojmë, do të marrim edhe një herë Berlinin dhe këtë herë nuk do të largohemi", shtoi ai në programin televiziv, duke ndezur polemika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat