LIVE: Kjo është lëvizja e fundit nga ushtria e Putinit, Ukraina publikon disa pamje – këto janë statistikat e fundit

Evropë

LIVE: Kjo është lëvizja e fundit nga ushtria e Putinit, Ukraina publikon disa pamje – këto janë statistikat e fundit

Nga: Bota sot Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 07:21 Përditësuar në ora: 20:12 më 10.11.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

BBC: Mbi 36 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën kundër Ukrainës

Të paktën 36,325 ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë që nga fundi i shkurtit 2022, raporton shërbimi rus i BBC -së në bashkëpunim me faqen ruse Mediazona dhe një grup vullnetarësh.

Regjistri përmban të dhëna nga burime të hapura.

Gjatë kundërofensivës ukrainase, mediat në fjalë identifikuan emrat e 3755 ushtarakëve rusë që u vranë. Mes tyre ishin më shumë se 370 oficerë, 2 gjeneralë dhe 32 ushtarë me gradën kolonel dhe nënkolonel.

Shërbimi rus i BBC-së thekson se numri i ushtarëve rusë të vrarë në kundërsulmin ukrainas është më i ulëti i humbjeve ruse. Ky numër përfshinte vetëm ata për të cilët ishin përmendur rrethanat specifike të vdekjes në nekrologji, ose ata që dita e vdekjes së të cilëve përkonte me datat e kundërsulmit.

Numri real i ushtarëve rusë të vdekur është më i lartë, thekson shërbimi rus i BBC. Për shembull, nga qershori deri në fund të tetorit, ishte e mundur të konfirmohej vdekja e 6675 ushtarëve rusë, por jo të gjithë e dinë datën e saktë të vdekjes së tyre. Në këto raste, siç raporton shërbimi rus i BBC-së, është zgjedhur data e shpalljes së vdekjes, si koha më e njohur kur ushtari i caktuar tashmë konsiderohej i vdekur.

Shërbimi rus i BBC-së thekson ndër të tjera se publikon vetëm të dhëna që është mundur të gjenden dhe verifikohen në bazë të burimeve të hapura, si deklarata të zyrtarëve dhe mediave, postimeve të të afërmve të të vdekurve në rrjetet sociale dhe informacione nga varrezat.

Kievi: Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë një tjetër qytet ukrainas

Trupat ruse kanë nisur sulmet kundër Avdiivka që prej një muaji dhe po tentojë të rrethojnë këtë qytet në Ukrainën Lindore. Zëdhënësi i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Stupun bëri me dije se qëllimi i Rusisë është të marrin në kontroll një fabrikë industriale të rëndësishme strategjike. Ndërkohë theksohet se të paktën dy civilë janë vrarë.

“Fabrika është e rëndësishme për forcat ruse, por aktualisht mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë ai.

Në Kherson gjithashtu luftimet janë gjithashtu të ashpra, një burrë u vra në Kintyika nga predhat e artilerisë ruse, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. 

Gjithashtu ai njoftoi se një tjetër person u vra dhe pesë u plagosën nga një sulm rus në fshatin Novoraisk.

Ukraina publikon pamje gjersa dronët godasin anijet ruse në Krime

Dronët ukrainas detar kanë dëmtuar dy anije ruse në Krime në një sulm gjatë natës së kaluar, ka thënë agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Si rezultat i një operacioni gjatë natës në territorin e Krimesë së pushtuar përkohësisht, anijet e vogla amfibe të Flotës ruse të Detit të Zi u goditën nga ushtarët”, njoftoi agjencia e inteligjencës përmes Telegramit.

Shkalla e dëmit nuk është e qartë. Anijet ishin të ngarkuar me automjete të blinduara, raporton skynews.

Raporti nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet ruse.

Kujtojmë se Moska ka aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Ndryshe, Flota e Detit të Zi e ka selinë në qytetin e Krimesë, Sevastopol.

Ukraina thotë se ushtria ruse po tenton ta rrethojë një qytet kyç në Donjeck

Forcat ruse po luftojnë në periferi të qytetit ukrainas të Avdijivkës, që gjendet në vijën e frontit. Po ashtu, forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e një fabrike strategjike pranë këtij qyteti, tha ushtria ukrainase.

Forcat e Moskës në rajonin jugor të Hersonit, ndërkaq kanë granatuar një fshat që është rimarrë nga forcat ukrainase një vit më parë.

Avdijivka, qendër industriale në rajonin lindor të Donjeckut, për një kohë të gjatë është simbol i rezistencës ukrainase, pasi për një kohë të shkurtër ishte marrë nën kontrollin e forcave pro-ruse më 2014.

“[Forcat ruse] jo vetëm që po luftojnë të marrin nën kontroll fabrikën, por nuk kanë hequr dorë nga tentimi për të kontrolluar Avdijivkën”, tha për median shtetërore, Oleksandr Shtupun, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

Ai tha se forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse në fabrikën e madhe të kimikateve dhe se ndërtesa e kësaj fabrike ishte nën kontroll.

Ai shtoi se forcat ruse vazhdimisht po shënjestrojnë Avdijivkën me artileri dhe me avionë luftarakë, duke theksuar se bombardimet gjatë të enjtes mbrëma vranë dy civilë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më herët gjatë javës e përshkroi Avdijivkën si një prej zonave “më të nxehta” në fushëbetejë.

Avdijivka është shkatërruar pothuajse krejtësisht gjatë nëntë vjetësh luftime. Pavarësisht luftimeve, afër 1.500 nga 30.000 banorë sa ishin para luftës, vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet./REL

Putini “çmend” rusët me daljen e fundit, rikthehen teoritë e frikshme për shëndetin e tij

Sa herë që Vladimir Putin del në publik, ka shumë mister rreth presidentit rus si me të gjithë autokratët. Çdo dalje e tij është terren pjellor për spekulime dhe thashetheme të tilla si ato për presidenti rus që ka probleme shëndetësore ose që ai ka disa sozi. Këto thashetheme kanë qarkulluar prej disa kohësh, por nuk janë parë si të besueshme nga agjencitë e inteligjencës nga Kremlini. Megjithatë, javën e kaluar, një thashethem i ri i bujshëm filloi nga një kanal misterioz rus Telegram; Vladimir Putin kishte vdekur dhe një sozi kishte zënë vendin e tij me një grusht shteti të mundshëm që pritet të vijë në vazhdim. Këtë teori e ka përforcuar edhe takimi i fundit me Zhang Yusi, nënkryetar i Komitetit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës në Novo Ogaryovo, jashtë Moskës.

Dyshimet e fundit

Pamjet tregojnë Putinin duke përshëndetur anëtarët e mediave, por disa kanë vënë re se faqet e tij duken të çuditshme. Kjo u bë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale dhe shumë pyesnin nëse ishte vërtet presidenti rus, siç shkruan “Express UK”. Disa media shpesh spekulojnë se Putin shpesh përdor sozi për paraqitjet publike për të parandaluar vrasjet e mundshme. “Sozi me implante në faqe”, ka shkruar një përdorues në platformën “X”, duke komentuar daljen e fundit në publik. Një tjetër shkroi se Putini iu nënshtrua një operacioni estetik dhe se "injeksioni i ngriti dhe i mbushi faqet”, dhe shtoi se ishte padyshim një sozi, në vend të Putin. “Ky është Putini me fytyrë ovale, që u shfaq gjatë pandemisë së Covid-it”, thotë një tjetër. Ka edhe përdorues që nuk janë të bindur se bëhet fjalë për një sozi, duke deklaruar se Putini në fakt ka një “fytyrë hëne”. “Një efekt anësor i zakonshëm i përdorimit afatgjatë të steroideve”, komentoi një përdorues. “Nga shfaqja e mavijosjes së vogël sipër faqes, do të thosha se ky ka bërë fillers”, ka shkruar një tjetër.

Teoritë e çuditshme

Që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë në shkurt 2022, kanë qarkulluar teori të çmendura për Vladimir Putin, kryesisht dezinformata. Midis tyre është teoria e fundit se presidenti rus në të vërtetë ka vdekur dhe se një grusht shteti është duke u zhvilluar në Kremlin. Çdo disa muaj shkruhet se si lideri rus është i sëmurë rëndë dhe se i kanë mbetur edhe pak muaj jetë. Kujtojmë se një teori e ngjashme u shfaq kohët e fundit, më saktë më 4 nëntor, kur u shfaq një video që tregonte Putinin duke u shoqëruar me fëmijët pasi kishte vendosur një kurorë në Ditën e Unitetit Kombëtar, një fëmijë e pyet: "A je Putin?" Ai me hezitim përgjigjet: "Për momentin, jam", ndërsa fëmijët në turmë qeshin. E ndërsa disa e interpretuan si shaka të presidentit rus, të tjerë mendojnë se në të vërtetë ishte sozia e tij në video. Lajmi u përgënjye nga analistë dhe zyrtarë të inteligjencës. Dhe siç pritej, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov mohoi të dyja thashethemet për vdekjen e shefit të tij. Duke iu përgjigjur njëgazetariqë e pyeti nëse Putini ka një sozi, Peskov theksoi se ai i përket kategorisë së "lajmeve të rreme absurde që nuk mund të shkaktojnë asgjë përveçse të qeshura".

Prapaskenat

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka thënë se kjo është një taktikë e Kremlinit për të monitoruar reagimet e brendshme, siç raportohet nga “Business Insider”. "Qëllimi themelor i lajmeve të rreme është të shikojë se si reagon shoqëria në aspektin e numrave dhe dinamikës dhe të shikojë reagimet e individëve, elitës dhe mediave," tha Andriy Yusov, një zëdhënës për Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes ose HUR, për NV Radio. Alexander J. Motyl, profesor i shkencave politike në Universitetin Rutgers-Newark dhe specialist për Ukrainën, në një shkrim të ri mendon se burimet e thashethemeve, mund të jenë liderë të mundshëm të opozitës që përpiqen të mbjellin konfuzion. Mundësia tjetër është që ata të jenë “agjentë të shërbimeve të sigurisë apo zëdhënës të elitave të fuqishme”. Nëse thashethemet po përhapen nga elitat, Motyl thotë se kjo do të nënkuptonte se "lufta për pushtet pas Putinit tashmë ka shpërthyer, edhe nëse Putini i vërtetë është ende gjallë".

Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Putinit? Pamjet e pazakonta ‘pushtojnë’ rrjetet sociale

Paraqitjet e fundit të Vladimir Putin kanë nxitur komente të tjera, me faqen e tij me "Botoks"... Thashethemet u ndezën veçanërisht pas një videoje që tregonte presidentin rus duke folur para një auditori në Kazakistan me një nga mollëzat e tij më të theksuara se zakonisht, gjë që u komentua mjaft.

Kamerat zmadhuan fytyrën e të të parit të Kremlinit, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare që kur i shpalli luftë Ukrainës.

Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se presidenti rus është shumë i kujdesshëm për pamjen e tij dhe se shpesh bën botoks për t’u dukur më i ri.

Rezultati i fundit nuk duket i suksesshëm pasi mollëza duket shumë e fryrë dhe bie në sy. Në fakt, ndjekësit në rrjetet sociale po pyesin nëse është vetë Putini apo një i maskuar si ai.

Videoja në fjalë, në të cilën ai flet për një audiencë në Kazakistan, është bërë virale me gati 1 milion shikime, ndërsa zgjat më pak se katër sekonda.

“Çfarë nuk shkon me faqet e Putinit?”, pyet këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashenko në një postim në rrjetet sociale.

Në një postim tjetër, ai ngarkoi një video tjetër të Putinit duke folur në një takim gjatë vizitës së tij në Kazakistan, në të cilën ai “përpiqej të shqiptonte emrin e presidentit”.

“Nuk është hera e parë që ai thotë gabim emrin e liderit të një vendi”, vuri në dukje zyrtari ukrainas, duke pyetur ashpër: “A ndikon mungesa e respektit apo faqet e tij të reja në mënyrën se si flet Putin?”

Një tjetër krahasoi një foto nga video virale me fotot e tjera të Putinit, duke përshkruar se kishte dallime “në formën e kokës së tij, konturin dhe formën e veshëve të tij, si dhe hundën.

Wagner kthehet në Gardën Kombëtare Ruse pas vdekjes së Prigozhin, ja për çfarë do ta përdorë Vladimir Putin tani grupin

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe me nevojën për të kompensuar humbjet e pësuara në front, duket se Kremlini ka filluar të rekrutojë ish-anëtarë të kompanisë Wagner në forcat e armatosura, për të shmangur një tjetër mobilizim jopopullor. “New York Times” raportoi pretendimet e katër ish-luftëtarëve të PMC të ndaluar të cilët kishin marrë oferta për kontrata ushtarake. Në veçanti, organi më i interesuar për ish-mercenarët duket se është Rosgvardia.

“Wagner po bëhet zyrtarisht një njësi e Rosgvardia. Struktura, komandantët dhe metodat e punës do të mbeten të njëjta”, është një nga mesazhet e marra nga veteranët që kanë shërbyer nën flamurin e Orkestrës, disa prej të cilëve tashmë janë anëtarësuar në njësitë speciale çeçene Akhmat.

Garda Kombëtare e Federatës Ruse, e krijuar në vitin 2016 për të kryer detyra të sigurisë së brendshme, ka marrë një rëndësi më të madhe që nga shpërthimi i konfliktit me Kievin. Trupat e tij kaluan kufirin së bashku me ushtrinë e rregullt dhe kontribuan në pushtimin e territoreve të Ukrainës. Në krye të kësaj force, e cila ka gjithsej rreth 340 mijë ushtarë, është një ish-truprojë e Presidentit Vladimir Putin: Victor Zolotov, një nga njerëzit që përfitoi më shumë nga rënia e vdekja e mëvonshme e themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në të vërtetë, tashmë pas "marshimit" të dështuar të kompanisë ushtarake private në Moskë në qershor 2023, Rosgvardia njoftoi se do të merrte për herë të parë armë të rënda, të njëjtat që Kremlini u kishte dhënë mercenarëve përpara rebelimit të tyre. Ky vendim ka shumë të ngjarë të lidhet me dëshirën për të forcuar një fraksion besnik ndaj presidentit, që ai ta përdorë si të dojë.

Ukraina thotë se ka dëmtuar anije ruse në Krime

Departamenti i Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, ka thënë se ushtria e Ukrainës i ka dëmtuar dy anije zbarkuese ruse në Krimenë e pushtuar, përmes disa sulmeve të nisura në mëngjesin e 10 nëntorit.

“Po, ky informacion është i vërtetë”, ka thënë zyrtari i inteligjencës Andriy Yusov për Radion Evropa e Lirë, pas raportimeve të mediave ukrainase.

Në raportimet e mediave është thënë se sulmi ka ndodhur në Çornomorske, në pjesën perëndimore të Krimesë, dhe se janë shënjestruar dy anije zbarkuese të shpejta ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se mbrojtja e saj ajrore “i ka shkatërruar” tre dronë ukrainas mbi territorin e Krimesë dhe në rajonin Tula, në jug të Moskës.

Si kundërpërgjigje, zyrtarët ukrainas kanë thënë se dronët rusë i kanë sulmuar rajonet ukrainase Dnjipropetrovk, Harkiv, Mikollaiv, Polltava dhe Kiev.

Ata kanë thënë se i kanë rrëzuar pesë dronë iranianë dhe një raketë lundruese.

Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur apo dëme tjera.

Më 9 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka nënshkruar ligjet që e vazhdojnë gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm për 90 ditë shtesë.

Ligjet, të cilat janë miratuar në Parlamentin ukrainas më 8 nëntor, e zgjasin gjendjen e luftës deri më 14 shkurt 2024.

Ligjet e luftës janë zbatuar në Ukrainë prej 24 shkurtit të vitit 2022, ditën kur Rusia e ka nisur luftën ndaj këtij shteti.

Të njëjtën kohë është shpallur edhe mobilizimi i përgjithshëm.

Votimi për ta shtyrë këtë gjendje lufte është i nënti për Ukrainë, prej nisjes së konfliktit.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rusia bombardon 4 komunitete në rajonin Sumy

Nga: Bota sot

Forcat ruse bombarduan rajonin verilindor të Ukrainës Sumy shtatë herë më 9 nëntor, duke shkaktuar mbi 41 shpërthime në katër komunitete, njoftoi administrata ushtarake rajonale.

Sulmet goditën komunitetet e Bilopillia, Krasnopillia, Yunakivka dhe Nova Sloboda.

Nuk raportohet për viktima apo dëme në infrastrukturën civile. Gjatë gjithë ditës, trupat ruse sulmuan kufirin me armë të shumta, duke përfshirë mortaja, artileri dhe mina.

Komuniteti Bilopillia që ndodhet afër rajonit të Kurskut të Rusisë është shënjestruar më së shumti gjatë 24 orëve të fundit, me të paktën 22 shpërthime të regjistruara nga autoritetet lokale.

Sulmet me shumë valë janë një dukuri e përditshme për komunitetet përgjatë kufirit të rajonit Sumy.

ISW: Rusia ka të ngjarë të luftojë për t'iu përgjigjur operacioneve të vazhdueshme të Ukrainës në Kherson Oblast

Nga: Bota sot

Komanda ushtarake ruse ka të ngjarë të luftojë për të rivendosur përforcime efektive luftarake për t'iu përgjigjur operacioneve të vazhdueshme ukrainase në rajonin lindor të Khersonit ndërsa kryen operacione mbrojtëse diku tjetër, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tyre të fundit.

Blogerët ushtarakë rusë pohuan më 9 nëntor se forcat ukrainase vendosën kontrollin mbi pozicionet e reja në fshatin Krynky (30 km në verilindje të qytetit Kherson dhe 2 km nga lumi Dnipro) dhe kryen sulme ndaj pozicioneve ruse në jug dhe jugperëndim të vendbanimit.

Burimet ruse pohuan se forcat ukrainase sulmuan gjithashtu pranë Poyma (12 km në lindje të qytetit Kherson dhe 4 km nga lumi Dnipro), Pishchanivka (13 km në lindje të qytetit Kherson dhe 3 km nga lumi Dnipro) dhe Pidstepne (17 km në lindje të qytetit Kherson dhe 4 km nga lumi Dnipro) dhe po përpiqen të vendosin pozicione midis Pidstepne dhe Kozachi Laheri (23 km në verilindje të Khersonit dhe vetëm dy kilometra nga lumi Dnipro).

Vëzhguesi ushtarak ukrainas Konstyantyn Mashovets deklaroi se forcat ukrainase kanë vendosur kontroll të vazhdueshëm të pozicioneve nga ura hekurudhore Antonivsky në veri të Poyma deri në urën rrugore Antonivsky në veri të Oleshky (7 km në jug të Khersonit dhe 4 km nga lumi Dnipro) që nga 9 nëntori dhe kanë prerë rrugën Oleshky-Nova Kakhovka (53 km në verilindje të Khersonit) në të paktën dy zona.

ISW beson se komanda ruse ka të ngjarë të përballet me "sfida të rëndësishme në rishpërndarjen e njësive nga sektorët e tjerë të frontit" nëse formacionet ruse relativisht joefektive luftarake dhe forcat ruse aktualisht të paangazhuara në drejtimin Kherson rezultojnë të pamjaftueshme për t'iu përgjigjur operacioneve të Ukrainës në lindje. banka e Dnipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat