Kontrolluesja e tramvajit rrah pasagjerin në Zagreb - Pamjet

Evropë

Kontrolluesja e tramvajit rrah pasagjerin në Zagreb - Pamjet

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Publiku u tmerrua me pamjet e një kontrolluesi të tramvajit duke goditur një student gjersa zyrtarët e “Tramvaji Elektrik i Zagrebit” (ZET) kërkuan falje për incidentin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet momenti kur kontrollorja e godet studentin gjersa e pyet ‘a dëshiron të më filmon’, ndërsa studenti përgjigjet “ja, më goditi me shuplakë”.

“Konfirmojmë se të mërkurën (8 nëntor) ka ndodhur një incident në linjën 5 të tramvajit gjatë të cilit kontrolluesi i ZET-it ka goditur me shuplakë një pasagjer të ri. Ne dënojmë fuqishëm çdo devijim të punëtorëve tanë nga normat profesionale dhe etike. Dënojmë veçanërisht këtë lloj sjelljeje ndaj pasagjerit”, shkruan në reagimin e ZET-it.

Pasagjeri i sulmuar, siç thanë ata, kishte shkuar dje në zyrat e ZET-it, ku ka prezantuar videon e ngjarjes ndërsa punëtorët i kanë kërkuar falje në emër të kompanisë dhe kanë deklaruar se do të marrin të gjitha masat për të ndëshkuar sjelljen e kontrollorit.

ZET ka kontaktuar edhe prindërit e udhëtarit dhe me këtë rast ju ka kërkuar edhe një herë falje për këtë ngjarje fatkeqe.

ZET menjëherë ka nisur procedurat që mund të përfundojë me masën e anulimit të jashtëzakonshëm të kontratës së punës, sepse është shkelje e rëndë e punës, thuhet në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat