“Izraeli po hakmerret”, Erdogan: Turqia bën thirrje për paqe të përhershme në Lindjen e Mesme

Evropë

“Izraeli po hakmerret”, Erdogan: Turqia bën thirrje për paqe të përhershme në Lindjen e Mesme

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:49
Erdogan

“Izraeli po hakmerret … mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e Gazës”. Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.

“Ajo që është urgjente në Gaza nuk janë pauzat për disa orë, por ne kemi nevojë për një armëpushim të përhershëm”, theksoi ai, shkruan Al Jazeera.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar ashpër kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe pret anëtarët e Hamasit, të cilin nuk e sheh si një “organizatë terroriste”, ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerë në Perëndim.

“Ne nuk mund t’i vendosim rezistentët e Hamasit që mbrojnë atdheun e tyre në të njëjtën kategori me pushtuesit”, shtoi Erdogan.

Një zgjidhje e përhershme e konfliktit varet nga formimi i një shteti palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, sipas Erdoganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat