Gjermania do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Evropë

Gjermania do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:43
Ukrainë

Një draft i buxhetit të ardhshëm të Gjermanisë përfshin dyfishimin e ndihmës ushtarake, duke e çuar totalin në 8 miliardë euro në vitin 2024.

Disa nga shpenzimet shtesë do të përdoren për të rimbushur rezervat e vetë Gjermanisë.

Pasi ajo ka dërguar automjete të blinduara luftarake si tanke Leopard, armë të mbrojtjes ajrore dhe raunde artilerie në Ukrainë, shkruan Sky News.

Dokumenti buxhetor që përfshin këtë rritje të ndihmës ushtarake pritet të shqyrtohet nga parlamenti gjerman këtë javë dhe të miratohet në fillim të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat