Inflacioni në Britani të Madhe bie në 4.6 përqind

Evropë

Inflacioni në Britani të Madhe bie në 4.6 përqind

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Inflacioni në Britani të Madhe ka rënë dukshëm gjatë muajit tetor.

Kjo përbën rënien më të ulët në dy vjetët e fundit dhe ka ndodhur për shkak të rënies së çmimit të energjisë.

Inflacioni që mat normën e rritjes së çmimeve të konsumit, ka rënë në 4.6 përqind gjatë tetorit, nga 6.7 sa ishte një muaj më parë, raporton BBC.

Të dhënat tregojnë se caku i qeverisë për ta përgjysmuar inflacionin deri në fund të vitit, është arritur më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat