Diamantet ruse do të ndalohen nën sanksionet e reja të BE-së

Evropë

Diamantet ruse do të ndalohen nën sanksionet e reja të BE-së

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Diamantet mund të jenë të përjetshme, por jo kur bëhet fjalë për importet nga Rusia në Bashkimin Evropian.

Rusia është prodhuesi më i madh i diamanteve të papërpunuara të prera nga qindra miniera nën permafrostin siberian, nga ku vjen një e treta e furnizimit me diamant në botë.

Tani Komisioni Evropian ka propozuar shtrirjen ndaj diamantit një sërë sanksionesh të vendosura ndaj Rusisë, që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Masa është pjesë e raundit të 12-të të masave të BE-së kundër Moskës, që do të hyjë në fuqi në janar. Ai është i lidhur me G7, i cili po diskuton gjithashtu një ndalim.

Që nga viti 2022, sanksionet e BE-së kanë përfshirë qymyrin, gazin, arin, vodkën dhe madje edhe havjarin rus. Por diamantet e nxjerra në veri-lindje të Rusisë përdoren ende në unazat e fejesës, gjerdanët dhe vathët në të gjithë botën.

BE-ja e ka shmangur deri më tani një ndalim, kryesisht për shkak se Belgjika ka qenë e prirë të mbrojë qytetin e Antwerp: kryeqyteti i diamantit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat