LIVE: Luftë bërthamore/ Kremlini vjen me deklaratën e fuqishme – ja detajet e fundit!

Evropë

LIVE: Luftë bërthamore/ Kremlini vjen me deklaratën e fuqishme – ja detajet e fundit!

Nga: BOTA SOT Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 07:57 Përditësuar në ora: 23:31 më 17.11.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Sa anije ruse deri më tani i ka shkatërruar Ukraina?

Ushtria ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar deri më tani gjithsej 15 anije detare ruse në Detin e Zi që nga fillimi i luftës kundër Rusisë.

Gjithashtu edhe 12 të tjera janë dëmtuar, njoftoi ushtria ukrainase, raporton skynews.

Zëdhënës i marinës, Dmytro Pletenchuk, deklaroi se Ukraina është “lidere e një lloji të ri të luftës detare”, e cila ka detyruar Rusinë të zhvendosë forcat e saja detare në pozicione më të vështira, si rezultat i sulmeve nga Kievi.

Operacionet ushtarake ukrainase në Detin e Zi përfshijnë sulme në selinë e Marinës ruse të Detit të Zi në Sevastopol dhe kantierin detar në Kerch, ku u dëmtua një anije që nuk ishte bashkuar zyrtarisht me flotën ruse.

Sulmet kanë synuar gjithashtu anije luftarake pranë Krimesë së aneksuar, duke përfshirë një anije të madhe uljeje dhe një nëndetëse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Mijëra pa energji elektrike pas sulmeve ruse në qendrat e energjisë

Nga: M.H.

Mijëra njerëz që jetojnë pranë vijave të frontit në Ukrainë kanë mbetur pa energji pas sulmeve ruse në objektet energjetike, ka thënë qeveria ukrainase.

Ministria e Energjisë e vendit tha në një deklaratë se bombardimet e fundit në qytetin jugor të Khersonit kishin lënë më shumë se 28,000 njerëz pa energji elektrike. Ai shtoi se 3,000 njerëz kishin mbetur pa energji elektrike vetëm ditën e fundit.

Ai tha se dëmtimi i një linje ajrore në rajonin lindor të Donetsk kishte ndërprerë plotësisht qytetin e Kostyantynivka dhe se 122 vendbanime ishin ende pa energji, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Ai tha gjithashtu se një ndërtesë në Kharkiv në pronësi të një furnizuesi privat të energjisë ishte goditur, duke u prerë 17,600 njerëz të tjerë.

Dimrin e kaluar, shënjestrimi sistematik i infrastrukturës energjetike të Ukrainës nga Rusia la miliona pa dritë apo ngrohje. Temperaturat në Ukrainë në muajt e dimrit bien në mënyrë rutinore shumë nën zero.

Presidenti Zelenskiy tha këtë javë se mbështetja perëndimore i kishte lejuar Ukrainës të përmirësonte mbrojtjen e saj ajrore, megjithëse shtoi se vendi nuk kishte ende "mbrojtje 100%.

Transportohen drithërat përmes korridorit të ri të transportit të Ukrainës në Detin e Zi

Nga: M.H.

Një total prej 4.4 milion ton ngarkesë, duke përfshirë 3.2 milion ton drithë, janë transportuar përmes korridorit të ri të transportit të Ukrainës në Detin e Zi që kur u krijua në gusht, sipas një raporti nga agjencia Interfax-Ukraine.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që kishte lejuar eksportet e Ukrainës të kalonin përmes Detit të Zi ra në korrik pasi Rusia u tërhoq, duke e shtyrë Ukrainën të shpallte një "korridor humanitar" që përqafon bregun perëndimor të detit, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Yuriy Vaskov, zëvendësministri i Ukrainës për rinovimin dhe infrastrukturën, u citua të ketë thënë se 151 anije deri më tani kanë kaluar nëpër korridor.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe eksportet e drithit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së saj.

​Kremlini mohon pretendimet se Rusia është gati për luftë bërthamore

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se Rusia ishte e gatshme të niste një luftë bërthamore si “çmenduri e papranueshme”.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, iu referua komenteve si “akuza të çmendura” më herët sot. Ai tha se ishte pjesë e asaj që ai e quajti thuajse-luftë që po zhvillohej kundër Rusisë nga Perëndimi.

Komentet vijnë pasi forcat ruse raportohet se ngarkuan dje një raketë balistike ndërkontinentale të pajisur me një mjet rrëshqitës Avangard me aftësi bërthamore në një vend lëshimi në Rusinë jugore.

Një mjet rrëshqitës me aftësi bërthamore është një lloj koke rakete (seksioni përpara i një rakete) që mund të manovrojë dhe të rrëshqasë me shpejtësi hipersonike.

Mjeti me rrëshqitje hipersonike Avangard u prezantua nga Vladimir Putin në vitin 2018. Në atë kohë, ai pretendoi se ishte zhvilluar si një përgjigje ndaj zhvillimit të SHBA-së të një gjenerate të re armësh.

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në pronësi të kanalit televiziv Zvezda, raketa balistike u shfaq duke u transportuar në një vend lëshimi, u ngrit ngadalë në pozicion vertikal dhe më pas u ul në një bosht në rajonin e Orenburgut pranë Kazakistanit. SHBA dhe Rusia janë fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.

Avokati serb paralajmëron: Zjarri në Ballkan është afër: Rusia mund të sulmojë përmes këtij shteti

Avokati serb Çedomir Stojkoviq është shprehur se vendi i tij është kapur nga Rusia, e cila e përdor për interesat e veta politike.

Komentet Stojkoviq i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se mjafton vetëm një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan dhe sipas tij, Rusia mund ta bëjë këtë përmes Serbisë.

Ai shtoi nga ana tjetër, edhe Serbia me mbështetjen e Rusisë, po kërkon të ndikojë në Malin e Zi, ku po përpiqen të krijojnë sa më shumë hapsira politike.

“Askush nuk e njihte influencën ruse më parë në Serbi, por tani liderët botërorë po thonë atë që kam thënë unë shumë vite më parë. Shqetësimet janë shumë të vërteta, pasi Rusia ka dëpërtuar në Kishën Serbe, e ka pushtuar atë, ka depërtuar në partitë politike, si te ato në pushtet, ashtu edhe te ato në opozitë. Ka kryer akte korrupsioni të mëdha në Serbi.

Monumentet më të rëndësishme të Serbisë, po bëhen me anë të Rusisë, e cila fut njerëzit e saj në çdo sektor. Ajo kontrollon mendjet dhe zemrat e njerëzve. Është shumë e thjeshtë për të kontrolluar mediat dhe institucionet, nëse kontrollon mendjet e njerëzve. Mjafton një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan. Po të marrim shembullin e Lindjes së Mesme, u deshën disa idiotë që të bënin pak rrëmujë që të niste konflikti.

Lufta në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme… Rusia do të jetë shumë e lumtur të bëjë të njëjtat gjëra që po bën Amerika në Lindjen e Mesme, duke dërguar luftë-anije. Unë e di se nëse Rusia ka ndërmend të kryejë diçka të rëndësishme, asaj nuk i interesojnë jetët e njeriut. Serbia po bën në Malin e Zi atë që Rusia po bën në Serbi. Vuçiç dhe partnerët e tij duan të kenë hapësira politike atje. Por edhe në këtë rast Serbia ka mbështetjen e fuqishme të Federatës Ruse”, u shpreh Stojkoviq.

Janjiq komenton paralajmërimin për luftë të re në Ballkan: Deklaratat e Zelenskyt po i hedhin vaj zjarrit

Dushan Janjiq, analist politik dhe drejtor i Qendrës për Marrëdhënie Etnike, shpjegoi në programin Face TV pse është i rëndësishëm paralajmërimi i presidentit ukrainas në lidhje me një konflikt të mundshëm në Ballkan.

“Nga viti 2022 po përflitet se mund të ketë konflikt të armatosur në Ballkan. Ballkani, përfshirë Bullgarinë dhe Turqinë, është një krah i krizës së Lindjes së Mesme. Zelensky ndjek të gjitha ngjarjet dhe lidhet. Banjska ka ndodhur në Ballkan, e cila është përgjuar nga reagimi i KFOR-it. Deklaratat e Zelenskit po i hedhin vaj zjarrit. Nuk ka luftë mes Serbisë dhe Kosovës. Paralajmërimi është gjithmonë i rëndësishëm, por nuk do të ketë konflikt. Zelensky bëri një lëvizje marketingu, që BE dhe SHBA të mos harrojnë Ukrainën. Gaza është bërë një provë e madhe për politikën perëndimore dhe veçanërisht amerikane dhe NATO-n! Dodik nuk ka mbështetje masive! Nuk ka qeveri në BeH që do të drejtonte një luftë! Shikoni gjendjen e ushtrisë… nuk ka kushte! Serbia nuk është në gjendje të udhëheqë një luftë, kjo nuk është ’99!".

Janjiq tha se rusët janë në pritë. “Rusia është dakord me luftën mes Izraelit dhe Palestinës, por që Rusia shkoi në Gaza, kjo nuk është e vërtetë! Moska nuk mund ta organizonte këtë. Sa i përket deklaratës së Zelenskit: le të mos gënjejmë veten; nuk është koha qe kombet e vegjël te bëjnë politike kështu”.

Dodik mund ta bënte këtë incident një vit më parë, por tani nuk mundet.

“Nëse Dodik do të sulmonte Bosnjë-Hercegovinën, do të ishte një kryengritje kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë. Ai nuk mund ta mbijetonte atë në liri. Seria e luftërave është një kombinim që filloi në 2008. Ne e harruam Gjeorgjinë. Tani bota është tronditur aq shumë sa ka pasur tension mes Tajvanit dhe Kinës. Ne patëm një takim mes Bidenit dhe Presidentit të Kinës”.

E thotë edhe analistja amerikane: Zelensky ka të drejtë, Rusia po përgatit një luftë në Ballkan

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, ka akterë ndërkombëtarë të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë këtë video të Zelenksyt që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani. Duke shpërndarë këtë video ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

Kearns tha se ka paralajmëruar qysh në qershor të këtij viti se çfarë mund të ndodh në Kosovë.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Dje reagoi edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Plenkoviq komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se  “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.

“Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë është të bëjë përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore dhe ne jemi përkrahës të zgjerimit me fqinjët tanë. Kjo garanton paqe, siguri, stabilitet dhe marrëdhënie më të mira të ndërsjella”, tha kreu i qeverisë së Kroacisë.

Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.

Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.

Ndërkaq analistja amerikane Ivana Stradner ka  thënë se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.

“Kam paralajmëruar për këtë që një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan. Unë dhe kolegu im kemi botuar një artikull rreth Rusisë dhe planit për luftë”, ka shkruar Stradner.

Reagime kishte edhe në Serbi.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar që presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Shpresoj që populli serb dhe shqiptarë të kenë forcë për të ruajtur paqen dhe jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Bogdanoviq.

Ukraina thotë se ka krijuar “disa kryeura” përgjatë bregut lindor të Dnjeprit

Ushtria ukrainase ka thënë se ka krijuar "disa kryeura" në brigjet lindore të lumit Dnjepër në territorin e pushtuar nga Rusia në rajonin jugor të Hersonit, pas një "serie operacionesh të suksesshme".

Në një deklaratë të publikuar në Facebook më 17 nëntor nga Marina e Ukrainës thuhet se operacionet po vazhdonin në brigjet lindore të lumit Dnjepër dhe se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha "në njerëz dhe pajisje."

Autoritetet ruse në rajonin e Hersonit dhe agjencitë shtetërore ruse të lajmeve në fillim të kësaj jave pranuan se lumi ishte kaluar nga forcat ukrainase.

Agjencitë ruse të lajmeve TASS dhe RIA Novosti, duke cituar ministrinë ruse të Mbrojtjes, raportuan këtë javë se komandantët rusë kishin urdhëruar një "rigrupim" të forcave në mes të luftimeve të ashpra në brigjet lindore të Dnjeprit. Raportimet u tërhoqën pa shpjegim brenda disa minutave pas publikimit të tyre më 13 nëntor dhe Ministria ruse e Mbrojtjes i përshkroi ato si një "provokim".

Më 15 nëntor, autoritetet ruse në rajonin Herson për herë të parë pranuan praninë e trupave ukrainase në brigjet lindore të Dnjeprit, duke thënë se ato ishin të përqendruara pranë një ure hekurudhore që të çon në fshatin Krinki.

Operacionet ukrainase përqendrohen në një shtrirje prej 45 kilometrash të territorit të kontrolluar nga Rusia përballë Hersonit, kryeqyteti rajonal i rimarrë nga forcat ukrainase një vit më parë.

Lumi Dnjepër shihet si një pengesë serioze për kundërofensivën disamujore të Ukrainës për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia.

Deri në këtë pikë, kundërofensiva ukrainase e nisur në qershor në juglindje dhe lindje nuk ka prodhuar rezultatet e parashikuara, ndërsa ka shkaktuar shqetësime nga disa prej aleatëve perëndimorë të Ukrainës.

Raportet se forcat ukrainase kanë transportuar pajisje të rënda ushtarake dhe trupa përtej lumit kanë nxitur sugjerimet se Kievi mund të jetë përgatitur për një përparim në frontin jugor dhe të hapë një linjë të re sulmi në drejtim të gadishullit të Krimesë.

Gadishulli ukrainas në Detin e Zi është kontrolluar nga Rusia që nga viti 2014, kur u pushtua dhe u aneksua ilegalisht nga Moska.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha në fillim të kësaj jave se trupat ukrainase kishin mbuluar 70 për qind të distancës drejt Krimesë, të cilën ai tha se Kievi synon ta "çmilitarizojë".

Michel: Zgjerimi i BE-së do të sjellë paqe dhe përparim edhe për BE-në edhe për Ballkanin

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian do ta bëjë BE-në më të sigurt dhe më të avancuar, por edhe do të sigurojë stabilitet dhe paqe për vendet e Ballkanit.

Me të mbërritur në Zagreb, ku do të bisedojë me kryeministrat e Kroacisë, Maltës, Polonisë dhe Italisë, Mishel theksoi se është e nevojshme që anëtarët e BE-së të arrijnë unitetin për çështjet strategjike.

“Të gjithë e dijmë se zgjerimi është shumë i rëndësishëm sepse zgjerimi do të sjellë më shumë paqe dhe përparim edhe për BE-në edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nuk mund të përjashtojmë sfidimet nga Rusia dhe aktorët e tjerë që po provojnë të ndikojnë dhe prandaj jam shumë i bindur se pikërisht përparimi në rrugën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe për t’u siguruar se ky rajon do të jetë vërtetë paqesor”, tha ai.

Gati të shpërthejë lufta që do përfshijë të gjithë Ballkanin, do përdoret si front i dytë i Moskës për të shmangur vëmendjen nga Ukraina, ja vendet e rrezikuara

Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike. Paralajmërimi erdhi dje nga presidenti Volodimir Zelensky, i cili në komentet për mediat afrikane ngre alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelensky pretendon se Rusia dhe aleati i tij Irani qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione nga inteligjenca. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, u shpreh Zelensky. Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus. Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka shpërndarë deklaratën e presidentit Zelensky, derisa ka shkruar “ndërsa Brukseli përgjumet”. Gjithashtu alarmin se Ballkani do të përfshihet në një luftë të  madhe e ka dhënë dhe George Friedman.

“Serbia po përgatitet për luftë, mendoj se do të ndodhë dhe do të përhapet përtej Ballkanit”, paralajmëron George Friedman, parashikues gjeopolitik i njohur ndërkombëtarisht, strateg për çështjet ndërkombëtare, themelues dhe president i "Geopolitic Futures".

Ai thekson se dy burime në të cilat ka besim të madh i kanë thënë se Serbia po përgatitet për luftë.

“Serbia dhe Kosova bënë një luftë të përgjakshme në vitet 1998-99 në të cilën SHBA dhe NATO u rreshtuan në anën e Kosovës dhe bombarduan Serbinë. Shpresoj që këto burime të jenë të gabuara, por mendoj se do të ndodhë dhe do të përhapet edhe jashtë Ballkanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat