Kryeministri i Sllovakisë bën thirrje për fillimin e bisedimeve të paqes

Evropë

Kryeministri i Sllovakisë bën thirrje për fillimin e bisedimeve të paqes

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:58
Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico propozoi ditën e djeshme fillimin e negociatave të paqes në Ukrainë, ku lufta, siç e sheh ai, “mund të zgjasë deri në vitin 2030”.

Fico, një politikan populist i qendrës së majtë, u rikthye në postin e kryeministrit pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit, pas një fushate të shoqëruar nga reagime dhe akuza për keqinformim rreth pushtimit rus të Ukrainës.

Ai premtoi gjatë fushatës së tij se do ti jepte dhënë fund programeve të ndihmës ushtarake në Kiev të krijuara nga qeveritë e mëparshme sllovake.

Lufta në Ukrainë “mund të zgjasë shumë mirë deri në vitin 2029 ose 2030”, u tha ai gazetarëve në Pragë pas një takimi me homologun e tij çek Petr Fiala.

“Do të ishte më mirë të kishim dhjetë vjet negociata paqeje me një armëpushim në vend se të uleshim në tryezën e bisedimeve në dhjetë vjet me 500 ose 600,000 të vdekur të tjerë,” shtoi ai.

Qeveria e koalicionit të Fico, disa nga ministra të tij i përkasin të djathtës ekstreme ka anuluar tashmë një paketë ndihme ushtarake prej 40.3 milionë eurosh për Ukrainën, të përgatitur nga qeveria e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat