​Papa preket nga gripi, anulohet audienca e sotme

Evropë

​Papa preket nga gripi, anulohet audienca e sotme

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Papa Françesku

Audiencat e Atit të Shenjtë të planifikuar për këtë mëngjes janë anuluar për shkak të një gjendjeje të lehtë gripi.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Ndër audiencat e planifikuara për sot ishte ai në orën 10:00 me presidentin e Republikës së Guineja Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Përveç audiencës së përgjithshme të së nesërmes Angelus dhe së mërkurës, Papa pritet të udhëtojë në Dubai javën e ardhshme, nga e premtja më datën 1 deri më 3 dhjetor, për pjesëmarrjen e tij në COP28 për ndryshimet klimatike. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat