Emigrantët si ‘bombë’ njerëzore, BE dërgon oficerë në kufirin finlandez

Evropë

Emigrantët si ‘bombë’ njerëzore, BE dërgon oficerë në kufirin finlandez

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Bashkimi Europian ka dërguar forca policore në kufirin mes Finlandës dhe Rusisë për të përballuar valën e refugjatëve që është shtuar gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarë të BE thanë se rreth 50 oficerë do të asistojnë trupat finlandeze, pas dyshimeve se refugjatët janë orientuar nga autoritete ruse për të shkuar drejt këtij shteti.

Më shumë se 800 refugjatë pa dokumente kanë mbërritur në Finlandë që nga muaji gusht. Vetëm këtë muaj numri i tyre ka qenë 700. Ata vijnë nga shtete si Iraku, Siria, Jemeni, Kenia, Maroku dhe Somalia.

Kryeministri Peteri Orpo, në fjalimin e mbajtur para parlamentit tha se pas kësaj vale emigrantësh qëndron Rusia. Dyshimet janë se flukset e emigrantëve mund të shkaktojnë krizë humanitare dhe sociale për vendin. Sipas autoriteteve finlandeze, është një kërcënim serioz për sigurinë e kufirit.

Qeveria ka vendosur të mbyllë kufirin me Rusinë për të mos lejuar mbërritjen e emigrantëve të tjerë. Kufiri mes Finlandës dhe Rusisë është rreth 1300 kilometra, gjë që e bënë të vështirë ruajtjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat