Bora – shkak për anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Amsterdamit

Evropë

Bora – shkak për anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Amsterdamit

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit të dielën.

Kjo për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite.

Faqja e internetit e “Schiphol” rreth mesditës tregoi se pothuajse 150 fluturime hyrëse dhe dalëse ishin anuluar.

Linja ajrore holandeze KLM, përdoruesi kryesor i aeroportit, i tha agjencisë holandeze të lajmeve ANP se kishte anuluar 65 fluturime evropiane pasdite dhe mbrëmje, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat